Paris Hilton nuk e dëshiron të dashurin e famshëm
E famshmja Paris Hilton, pranon se është e vështir të ketë një lidhje haptas, sepse gjithmonë është në qendër të vëmendjes.
“Është shumë e vështir të kem një lidhje të shëndosh, sepse mediet shumë shpesh shkruajnë gjëra të pa vërteta. Unë kam ardhur në përfundim që i dashuri im i ardhshëm nuk duhet të jetë i famshëm”, ka thënë Hilton.
“Dëshiroj të jem me një person që nuk është në sy të publikut, do të ishte shumë më e lehtë për mua”, thotë ajo.
“Jam shumë e lumtur për momentin, kam kaluar shumë kohë me familjen dhe shoqërinë time. Unë gjithmonë kam pasur të dashur, ndërsa tani për mua e rëndësishme është që të fokusohem në jetën time dhe në askënd tjetër”, ka thënë Paris Hilton.
Share
