|

Një tjetër ’sfidë’ nga Ledina Çelo

E quajmë kështu, sepse në të vërtetë është fjala për një material të ri muzikor, një këngë e përgatitur nga Ledina Çelo.

Kënga mban titullin ’Can you touch mebaby’, dhe është gati për t’u prezantuar në Gjermani. Këto ditë ajo do të paraqitet përsëri në klasifikimet e vendit ku tashmë këngëtarja jeton dhe synon të vazhdojë karrierën.

Për Ledina Çelon nuk është hera e parë që kënga t’i lançohet në ‘hit-parade’. Disa kohë më parë ajo paraqiti këngën “Deangers”.

Kënga u klasifikua në listën e 100 këngëve më të mira në Gjermani, madje “Top Charts” arriti që ta mbante të pozicionuar Ledina Çelon për dy muaj në renditjen e më të mirëve. Dhe ajo nuk ndalet, por këtë herë është në sfidën e radhës.

Share

Komento

Vërejtje: AlbaMag.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!
Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes