Miranda Kerr e lumtur si kurrë më parë
Nëna e manekines së bukur, Miranda Kerr, ka zbuluar se vajza e saj është e lumtur si kurrë më parë që kur ka legjitimuar lidhjen me aktoren Orlando Bloom.
Manekinia australiane dhe Bloom kishin paralajmëruar martesën në fillim të vitit, ndërsa ceremonia është zhvilluar në fshehtësi pas lidhjes disavjeçare.
“Gjithë çka kemi dëshiruar ndonjëherë ishte të shohim fëmijët tanë të shëndetshëm e të lumtur, ndërsa Mirandan kurrë nuk e kemi më të shëndetshme e më të lumtur se sa është tani. Orlando ishte zotëri i vërtetë, prandaj ndoqi traditën dhe kërkoi dorën e Mirandas. Ne nuk hezituam, ata janë vërtetë çifti i mrekullueshëm, janë shumë të dashuruar dhe i japin më të mirën njëri tjetrit”, ka zbuluar nëna e Mirandas.
Share
