|

Humb celularin në det Rozana Radi

Si gjithmonë është shumë e dhënë pas celularit, aq sa nuk e heq dot nga dora atë për asnjë moment.

E mban në dorë gjithë kohën, madje edhe kur është në plazh, afër detit. Dhe ajo që nuk pritej për të, ndodhi. Celulari përfundon në det dhe nuk gjendet më, bashkë me të dhe të gjithë kontaktet që Rozana kishte mbledhur prej shumë vitesh e që tashmë nuk i ka më. Për të rekuperuar sadopak nga ajo që ka humbur, Rozana bën këtë njoftim për miqtë në “Facebook”.

“Do t’i lutesha shumë miqve të mi të ngushtë të më shkruajnë nga një sms në telefon për të më dhënë numrin e tyre, sepse fatkeqësisht telefoni im përfundoi në det.

Fatkeqësisht nuk kam më asnjë numër, por fatmirësisht numri im është në funksion akoma.

Share

Komento

Vërejtje: AlbaMag.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!
Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes