|

Dilemat e Majk Tajsonit

Pas kalimit nga majat e famës në kolapsin personal, ai tashmë nuk është më kampioni i linjës së parë, por vetëm një luftëtar i thjeshtë…

Ndoshta keni menduar se dini çdo gjë rreth legjendës së boksit Mike Tyson, por e keni gabim. Në intervistën e zhvilluar nga revista amerikane “Details”, Tyson flet për anën tjetër të jetës së tij, jashtë ringut. Pas kalimit nga majat e profesionalizmit në kolapsin personal, ai tashmë nuk është më kampioni i linjës së parë, por vetëm një luftëtar i thjeshtë dhe i dëshpëruar.

Njëzet vite më parë, ju ishit një nga njerëzit më të fuqishëm në planet. A mos ndoshta keni në plan që të riktheni epitetin e dikurshëm?

M. Tyson: Pjesa e parë e jetës sime ishte thjeshtë një grumbull budallallëqesh dhe egoizmi. Një grumbull dhuratash vetvetes dhe njerëzve që asnjëherë nuk e kanë merituar një gjë të tillë. Tani jam 44 vjeçar dhe kam mësuar se jeta ime karakterizohet me një humbje të madhe. Ndërsa epiteti,”njeriu më i madh i planetit”? Unë nuk isha as gjysma e njeriut që mendoja se isha. Dhe nëse ju më pyesni nëse kam në plan të rikthehem në atë zbrazësi, them se do të ishte një gabim i madh. Tani më duhet të përkujdesem për më të dashurit e mi.

Tingëllon e dhembshme…

M. Tyson: Jo përkundrazi. Unë madje e quaj veten derr…Dhe ndoshta tani e kuptoni se sa lëndohem kur të tjerët më ofrojnë tërë dashurinë dhe kujdesin, të cilin unë nuk e meritoj aspak. Thjesht ndjehem i pavlerë. Këta njerëz duna të më përqafojnë, të më prekin, por unë e kam shumë të vështirë, më besoni. Jo pse ata janë njerëz të këqij, por unë jam fajtor. Pas humbjes së vajzës sime 4 vjeçare, ndjehem I thyer dhe I zbrazët. Kam nevojë të kem diçka, që t’i ofroj njerëzve, botës…

A mendoni se kjo do të iu ndihmojë atyre njerëzve që kanë kaluar në këtë tragjedi, mendoj humbjen e më të dashurve?

M. Tyson: Kam ndjenja të përziera në lidhje me këtë. Nganjëherë ndjehem sikur e kam humbur besimin dhe rrethohem nga një ndjesi e pabesueshme e mendimit se të tjerët duhej të kishin vdekur dhe ajo të ishte ende gjallë. Megjithatë mundohem të iki nga pesimizmi dhe mendimet e errëta duke vajtur në punë dhe duke bërë gjëra pozitive. Ë duhet të vazhdoj jetën dhe të ruaj kujtimin për bijën time.

Po me paratë si i keni marrëdhëniet?

M. Tyson: Mendoj se çdo gjë është në rregull. Jetoj në një shtëpi të mirë, rrethuar nga fqinj të mirë, por janë thjeshtë gjëra të parëndësishme. Jeta ime ka ndryshuar. Nganjëherë nuk e njoh as veten. Jam rikthyer në Brownsville, për të xhiruar një dokumentar në lidhje me fëmijërinë time dhe lagjja ku un jam rritur nuk i ngjan asaj që kam lënë. Aty çdo gjë është ndryshe dhe papritmas mendoj se jeta ime ndoshta ka qenë e tëra gënjeshtër, pasi që ky nuk i ngjan Brownsvillit në të cilin dikur jetoja. Aty shoh një femër të bardhë dhe them wow, në kohën time kjo do të ishte vjedhur dhe rrahur apo më e keqja vrarë. Është vërtetë një skenar i tmerrshëm dhe më vjen të qajë. Ndjehem sikur “Kush jam unë? Ku është trashëgimia ime”?

Mos ndoshta mendoni të kaloni dhe pjesën tjetër të jetës me këtë dilemë?

M. Tyson: Shpresoj që jo. Dëshiroj që të kaloj një jetë të qetë dhe të ndershme.

/botasot/

Share

Komento

Vërejtje: AlbaMag.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!
Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes