Në ditën e sotme
10 Shtator 2010 (AlbaMag)
1487 - Lindi në Romë Julius III (Xhovania Maria Coki Del Monte), Papë nga viti 1550-’55.
1771 – Lindi Mango Park, eksplorator dhe doktor i famshëm skocez. Ishte i pari, i cili mundi të vizatojë hartën e lumit Niger.
1798 – Duke shfrytëzuar fillimin e luftës franko-turke, Ali Pashë Tepelena ndërmori sulme të rrufeshme kundër ushtrive franceze. Ai shtiu në dorë Butrintin dhe Igumenicën, duke i përfshirë këto qëndra të rëndësishme në përbërje të pashallëkut të tij.
1835 – Veliu i Rumelisë, i dërguar për të shtypur kryengritjen e drejtuar nga Hamza Kazazi, i theu forcat kryengritëse në të hyrë të Lezhës dhe e pushtoi qytetin.
1855 – Lindi Robert Koldevej, arkeolog gjerman, që zbuloi se Babilonia e Biblës ishte një realitet historik.
1880 -Për të penguar vullnetarët shkodranë që t’i vinin në ndihmë degës së Lidhjes së Ulqinit për mbrojtjen e qytetit nga malazezët, pushtuesit turq shpallën gjendjen e shtetrrethimit. 17 batalione osmane rrethuan qytetin, zunë gjithë bregun e majtë të Bunës deri në det dhe shpërndanë disa çeta vullnetarësh shqiptarë të dëbuar në grykën e Mozharës që zotëronte rrugën për në Ulqin.
1890 – Lindi në Pragë Franc Verfel, poet, romancier dhe anëtar i Lëvizjes Ekspresioniste. Në vitin 1941 ai shkroi “Kënga e Bernadetes”, vepër që më vonë u kthye në një film popullor.
1898 – Elisabeta, perandoresha e Austro-Hungarisë, vritet nga anarkisti Luixhi Lukeni në Gjenevë.
1914 – Lindi Robert Wajz, regjisor filmi amerikan. Ndër filmat e tij përmenden “Dita ku Toka qëndroi pa lëvizur”, “Tingulli i muzikës” dhe “Historia e West Sajdit”.
1919 – Nënshkruhet nga fuqitë aleate fitimtare dhe Austria, traktati i Sen-Zhermenit, sipas të cilit, pjesë të Gjermanisë dhe Austrisë së paraluftës i jepen Italisë dhe Çekisë. Austria ndalohet të bashkohet me Gjermaninë.
1934 – U përurua godina e laboratorit bakteriologjik në Tiranë. Krijimin e tij në fakt e shënon viti 1924. Një vit më vonë laboratori u transferua në Durrës për t’u rikthyer sërish në Tiranë më
1928 – Vaksinimi i parë në të u bë në 17 shkurt 1926.
1938 – U përurua godina e re doganore e Kakavijës.
1942 – Forcat ajrore britanike, RAF, përdorin 476 aeroplanë për të hedhur 100 000 bomba mbi Dyseldorf, në një sulm të vetëm.
1943 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore trupat gjermane morën Romën dhe protektoratin mbi qytetin e Vatikanit.
1945 – Vidkun Quisling, kreu i regjimit kukull të ngritur nga nazistët në Norvegjinë e Luftës së Dytë Botërore, shpallet fajtor për tradhëti të lartë dhe dënohet me vdekje.
1946 – Nënë Tereza, ndërsa udhëtonte me tren nga Kalkuta në Darjeling, duke ndjerë frymën e shenjtë lëshon thirrjen “Eja të jesh drita ime”. Që nga ky moment misionarja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, atëherë motra Terezë, ndjeu frymëzimin e ri dhe vendosi të themelojë rendin e ri, të cilin e pagëzoi me emrin “Misionaret e bamirësisë”.
1974 – Portugalia njohu pavarësinë e Guinese- Bisau nën udhëheqjen e Luiz Cabral.
1976 – Një aeroplan “Trident” i British Airways dhe një “DC-S” i JAT përplasen mbi Jugosllavi, duke shkaktuar vdekjen e 176 vetëve.
1989 – Hungaria hapi kufirin e saj me perëndimin, duke lejuar mijëra gjermano-lindorë drejt një eksodi që çoi në shembjen e murit të Berlinit.
1993 – Trupi i ish-presidentit Ferdinando Markos lejohet të pushojë në tokën filipinase. Kjo ndodhi mbas katër vjetësh mërgim në Havai.
1994 – Papa Gjon Pali, mbas mbërritjes së tij në Kroaci, bëri një lutje të pasionuar për paqen në Ballkan. Kjo ishte vizita e parë e një pape në zonën e ish-Jugosllavisë.
1995 – NATO vuri në veprim raketat amerikane “Kruiz” kundër bazave anti-ajrore serbe në Bosnjë. Kjo me qëllim që serbët të largonin rrethimin e tyre nga Sarajeva.
1998 – Udhëheqësit e protestantëve pro-britanikë të Irlandës së Veriut dhe republikave katolike pro-irlandeze u takuan ballë për ballë midis tyre. Ky ishte takimi i parë qysh nga viti 1922.
2000 – Në Republikën e Maqedonisë u mbajtën zgjedhjet e dyta lokale (pas pavarësimit) për kryetarë të komunave dhe për anëtarë të këshillave komunal në 123 komuna, përkatësisht 124 me kryetarin e dhe Këshillin e qytetit të Shkupit.
2001 – Mbahet në Sarajevë një konferencë ndërkombëtare për fëmijët, viktima të luftës. Çështjet kryesore që u trajtuan në të, qenë veçanërisht shkeljet e rënda të të drejtave të fëmijëve gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995).
2003 – Edward Teller, babai i bombës me hidrogjen, vdiq në Stanford (Kaliforni), si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 95-vjeç. Shkencëtari ishte nderuar me medaljen presidenciale të Lirisë, dekorata më e lartë në SHBA.
© mia
Share
