Marketing

Ofertë e Marketingut

Në kuadër të Portalit AlbaMag veprimtari primare është informimi i shpejtë, i saktë dhe i paanshëm.

Për më tepër, përmes një qasjeje kreative në marketing dhe reklamim, AlbaMag, është i interesuar për realizimin e marrëveshjeve afatgjate edhe me kompaninë tuaj – e me qëllim të përfitimit të ndërsjellë afarist.

Ekipi i AlbaMag dhe i dizajnuesve të web faqes www.albamag.com është në dispozicionin tuaj të përhershëm për ofrimin e ndihmës gjatë formulimit, paraqitjes dhe disejnimit të veçantë të ofertës suaj – qoftë në trajtë të Marketingut Klasik, qoftë përmes angazhimit në Seksionin e Reklamimit Special.

Meqë me Kompanitë / Institucionet e interesuara, pronare të bizneseve të ndryshme – qofshin të maqedonisë, apo edhe nga jashtë – do të mund të fillonim ndonjë bashkëpunim të ri në lëmin e reklamimit të prodhimeve / shërbimeve që ato ofrojnë, jemi munduar që të ofrojmë një mundësi të mirë të reklamimit, të përcjellë me publikime përmes web faqes www.albamag.com.

Marrë parasysh faktin se edhe vetë dizajni i Portalit AlbaMag, është i koncipuar ashtu që, veç ofrimit të informatave të besueshme dhe të konfirmuara, të ofroj edhe një kualitet të avancuar grafik, gjë që ofron mundësinë e realizimit shumë kualitativ për reklamim të prodhimeve / shërbimeve tuaja brenda faqeve të Portalit tonë, kjo gjithsesi paraqet një arsye më tepër që fushatat tuaja reklamuese t`i drejtoni në web faqen tonë.

Ju, nga ana tjetër, mund të shihni këndin e reklamave në web faqen tone, dhe të zgjidhni edhe vetë vendin për të cilën mendoni se është më atraktivja për shikim nga ana e klientëve tuaj të tanishëm, por edhe nga ata potencial.

Vendet e disponueshme për reklamën tuaj:

Vendet në AlbaMag.com janë paraqitur në fotografinë më lartë. Për më shumë sqarime dhe informacione Shkarkoni ofertën duke klikuar KËTU

Extra: Paraqitja e reklamës në hapjen e Portalit që ndryshe quhet Preloader.

Sqarim: Preloader do të thotë që reklama juaj do të hapet para se të shfletohet Portali AlbaMag

Për çdo informatë shtesë që ndërlidhet me ofrimin e informatave që ka të bëj me mundësinë e reklamimin tuaj në web faqen www.AlbaMag.com ju lusim që ta kontaktoni.


Share
Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes