|

Mbi 65 të vdekur në një aksident hekurudhor në Indi [VIDEO]

Si pasojë e një aksidenti hekurudhor në shtetin federal të Indisë lindore Bengali Perëndimor humbën jetën mbi 65 vetë. Sipas të dhënave të mjekëve u plagosën edhe 150 udhëtarë të tjerë, shumë prej tyre rëndë.

Siç njoftoi një zëdhënës i shoqërisë hekurudhore treni i shpejtë ekspres i natës po udhëtonte nga Kalkuta në Mumbai kur është goditur nga një shpërthim i rëndë. Si pasojë e shpërthimit 13 vagonë kanë dalë nga binarët. Disa prej tyre kanë mbetur në binarët paralelë ku janë goditur nga një tren i mallrave që po vinte nga drejtimi i kundërt.
Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të rebelëve maoistë.

(Either JavaScript is not active or you are using an old version of Adobe Flash Player. Please install the newest Flash Player.)

/alsat-m/

Share

Komento

Vërejtje: AlbaMag.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!
Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes