15 vite – Universiteti i Shtetëror Tetovës
Në vigjilje të 15 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, drejtuesit e këtij institucioni të lartë arsimor, numërojnë sukseset e arritura brenda kësaj kohe, por edhe sfidat e shumta nëpër të cilat ka kaluar ky universitet. Agim Nuhiu, dekan i fakultetit juridik, potencon se pikërisht 15 vite më parë, në Poroj të Tetovës, si dëshirë e popullit shqiptarë lind ky universitet, që sot me krenari numëron shumë suksese të arritura.
Universiteti Shtetëror i Tetovës, tanimë ndjek hapat e universiteteve të tjera evropiane dhe botërore, me shumicën e të cilave tanimë ka vendosur dhe bashkëpunim. Valtrina Fetahu, zëdhënëse e këtij universiteti, thekson se shumë memorandume bashkëpunimi, tanimë kanë rezultuar pozitive nga bashkëpunimi në shumë sfera mes Universitetit Shtetëror të Tetovës me universiteteve të vendit, por edhe universiteteve rajonale dhe më gjerë.
Pozita e studimit në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me kalimin e kohës ka shënuar dhe përmirësim dhe ngritje të vazhdueshme. Tanimë në këtë universitet funksionojnë shumë fakultete dhe drejtime studimore të akredituara nga shteti.
Krahas shumë fakulteteve të shtura në Universitetin Shtetëror të Tetovës, edhe niveli dhe cilësia e studimit ka shënuar përmirësim duke ndjekur trendët akademike të universiteteve të tjera të Botës.
Universiteti i Tetovës u themelua ne vitin 1994, por vetëm në vitin 2004 u legalizua nga ana e qeverisë së Maqedonisë. ?
