|

Projekti Flip ura që shmang aksidentet

Hong Kongun nga toka kineze e ndan uji e për të lidhur të dyja anët e tokës u vendos ndërtimi i një ure. Por një detaj i rëndësishëm duhej kapërcyer.

Në Kinë automjetet lëvizin në anën e djathtë të rrugës ndërsa në Hong Kong, ish-koloni britanike, në të majtë. Ky detaj sjell çrregullim të trafikut dhe rrezikshmëri të lartë aksidentesh.

Për të zgjidhur problemin mbërrin projekti holandez i ndërtimit të një urë në formën e numrit 8. Projekti i quajtur “Flip”, që në shqip përkthehet anasjelltas, shmang vështirësitë dhe lejon ndarjen e dy kaheve të qarkullimit.

“Flip” mori pjesë në konkursin e organizuar nga autoritetet kineze për ndërtimin e urës që do të lidhë dy qendrat urbane Zhuhain dhe Makaon brenda vitit 2016-të. Megjithë origjinalitetin e tij, projekti holandez nuk arriti të bindë jurinë vendase.

Share

Komento

Vërejtje: AlbaMag.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!
Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes