|

“Qyteti i zbrazur” udhëton në Bullgari

Sukseseve të njëpasnjëshme të pjesës teatrale “Qyteti i Zbrazur” dhe protagonistëve kryesor të kësaj shfaqje, aktorëve të Gostivarit, Argjend Hasani dhe Berat Saliu, u shtohet edhe një aktivitet tejet i rëndësishëm, kësaj radhe jashtë kufijve të Maqedonisë. Trupa teatrore e Gostivarit që funksionon në suaza të shoqatës kulturore “Fishta”, do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtare që është duke u realizuar në shtetin fqinj, Bullgari.

Argjend Hasani, njëri nga dy personazhet kryesore të pjesës teatrale “Qyteti i Zbrazur”, shpreh bindjen se suksesi i kësaj shfaqje nuk do të mungojë edhe kësaj radhe. Ai shprehet optimist se jetëgjatësia e kësaj pjese teatrale do të sfidojë kohëra të gjata si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Maqedonisë.
“Shoqata “Fishta” më 22 qershor do të prezantohet në festivalin ndërkombëtare “Perperiku” që po mbahet në Kardxhali të Bullgarisë, ku do të marrin pjesë mjaft teatro nga shtete të ndryshme të Evropës. Është fat i shoqatës sonë që të prezantohemi me shfaqen “Qyteti i Zbrazur”, shfaqe kjo që vjen si produkt i përbashkët me teatrin e qytetit të Shkupit. Shpresoj të korrim sukses, dhe duhet theksuar se është e vetmja shfaqe që do të prezantoi në këtë festival, jo veç Gostivarin por edhe Maqedoninë”, nënvizoi Hasani.
Pjesëmarrja në këtë eveniment me përmasa evropiane, sipas aktorit Berat Saliu vjen pas sukseseve dhe prezantimeve të shumta në festivalet dhe skenat e shumta teatrale në më tepër qytete të Maqedonisë.
“Mund të them lirisht se pas disa sukseseve si trup teatrore e Gostivarit por edhe shfaqja “Qyteti i Zbrazur”. Pas paraqitjes së suksesshme në festivalin “Mot”, që mbahet në Shkup dhe pas disa reprizave në më tepër qytete të Maqedonisë, arritëm një sukses të mjaftueshëm që të arrimë të prezantohemi edhe në festivalin ndërkombëtar  “Perperiku” që po mbahet në Kardxhali, një qytet antik i Bullgarisë”, shton Saliu.
Tematika dhe ambienti skenografik të pjesës teatrale “Qyteti i Zbrazur”, shfaqen të veçanta për syrin e spektatorit. Aktorët me shumë sukses improvizojnë jetën reale të dy ushtarëve të humbur që jetojnë në podrumin e botës. Nga pamundësia për të dalë jashtë, ata argëtohen me mjete rrethanore, të cilat i hasin në hapësirën ku jetojnë.

Share

Komento

Vërejtje: AlbaMag.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!
Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes